Fotografitë
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet BUQUKU-t dhe BERZH-it
Sh.P.K “BUQUKU” në bashkëpunim me BERZH-in nënshkroj projektin për përmirësimin e procesit teknologjik si dhe ngritjen e cilësisë së prodhimeve të mishit.
Objektivi kryesor i këtij projekti është angazhimi i kompanisë ndërkombëtare të ndihmojë kompaninë SHPK BUQUKU gjatë përpunimit të mishit të freskët duke e përmirësuar procesin teknologjik dhe njëherit të ngris cilësine e prodhimeve të mishit të përpunuar si dhe të rrisë aftësitë e fuqisë punëtore të kompanisë.
Objektivat specifike të projektit janë:
- Planifikim më të mirë të prodhimit;
- Zhvillimi i produkteve të reja;
- Përmirësimi i produkteve;
- Zgjatja e jetëgjatësisë së produketeve;
- Ngitja e aftësisë së fuqisë punëtore;
- Rritja e aftësisë konkurruese të kompanisë ; dhe
- Rritja e shitjeve të kompanisë.
Ky projekt bashkëfinancohet nga zyra e BERZH-it në Kosovë dhe SHPK Buquku.